Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka thënë se në ministri janë duke menduar që të vendosen masa restriktive në shtator ose në muajin tetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendojmë të vendosim masa në shtator ose në fillim të tetorit. Mendohet për masa për ato që refuzojnë të vaksinohen pasi ata e rrezikojnë shëndetin e tjerëve. Deri tani nuk ka infektime të reja me llojin e virusit delta” tha Filipçe.
Ai shtoi se vaksinimi është duke ecur mirë dhe pritet që të arrihet numri i gjysëm milioni me vaksinime, ndërsa numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 330000 qytetarë.
Ai tha gjithashtu se edhe pas vaksinimit, 92 persona janë infektuar me COVID-19 dhe kjo përqindje prej 0,02% është numër që nuk shqetëson. /Telegrafi/
The post Filipçe: Mendojmë për masa restriktive nga shtatori ose tetori appeared first on Telegrafi.