Filipçe: Mendoj se nuk kemi nevojë për orë policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Mendoj se nuk kemi nevojë për orë policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se në ora 14:00 do të takohet me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të shqyrtohen disa masa dhe se momentalisht nuk kemi nevojë për orë policore.

Filipçe tha se masat e tashme do të japin rezultatet duke ju bërë thirrje qytetarëve që të respektohen maksimalisht, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Tani kemi edhe ndalesën për punë për lokalet pas orës 21:00 dhe ndalesën e grupimit. Mendoj se masat do të japin rezultate edhe gjatë javëve të ardhshme”, tha Filipçe.

Advertisement

Të hënën diskutohet nëse do të ketë karantinë të plotë në Maqedoni

Sipas ministrit asnjë masë nuk mund të japë rezultat menjëherë. Ai u përgjigje edhe në pyetjen pse në ditët e fundit rezultatet për rastet e reja vinë pas orës 20:00.

Advertisement

“Kemi numra të mëdha dhe ashtu siç vinë raportet, të njëjtat duhet të përpunohen në mënyrë që të kemi numër të saktë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Mendoj se nuk kemi nevojë për orë policore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy