Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit të zgjedhjeve ishte në nivelin më të lartë. Falënderim të madh për vetëdijen dhe respektimin e masave nga ana e të gjithë votuesve, treguam se mund të funksionojmë me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shpreh falënderim të madh edhe për të gjithë punonjësit medicinal, anëtarë të bordeve zgjedhore, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të gjithë të përfshirëve në organizimin e zgjedhjeve parlamentare gjatë tri ditëve të votimit për zbatim dinjitoz të protokolleve.

“Kjo është mënyra në të cilën vazhdojmë të jetojmë të sigurt – me mbajtjen e maskave, dezinfektim, respektim të distancës dhe respektim të protokolleve”, shkruan Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve ishte në nivel të lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";