Filipçe: Masat e reja për punën e hotelierive janë bazuar në gjendjen epidemiologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Masat e reja për punën e hotelierive janë bazuar në gjendjen epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19, është për shkak të mosrespektimit të masave.

Ai tha se kanë qenë të vetëdijshëm se periudha e vjeshtës do të jetë periudhë në të cilën do të ketë pacientë që do ta rëndojnë sistemin shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prej atëherë e kemi parashikuar se janë të nevojshme kufizimet dhe këtë e kemi paralajmëruar në fillim të muajit shtetor. Kemi plan i cili parashikon edhe masa tjera shtesë, por që për momentin mendojmë se nuk duhet të vendosen, por jemi në ndjekje të situatës”, tha Filipçe.

Advertisement

Maqedoni: Për tre ditë mbi 600 raste të reja me COVID-19, rikthehen disa kufizime

Ai gjithashtu tha se masat e reja për punën e objekteve hotelierike bazohen në analiza të gjendjes epidemiologjike.

Advertisement

“Transmetimi i virusit ndodh më shumë në grupmoshat prej 20 deri 40, ndërsa anketat epidemiologjike tregojnë se arsye e infektimit është mosrespektimi i masave dhe grupimi ose ngjarjet festive”, tha Filipçe.

Megjithatë, ai deklaroi se gjendja me kapacitetet spitalore është stabile dhe se ka vend të mjaftueshëm nëpër spitale./Telegrafi/

The post Filipçe: Masat e reja për punën e hotelierive janë bazuar në gjendjen epidemiologjike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy