Filipçe: Masat e reja nuk kanë prapavijë politike, qëllimi është të mbrojmë shëndetin e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me masat e reja dhe procesin e imunizimit në vend.

Ai tha se masat e reja të cilat hyjnë në fuqi nga dite e sotme nuk janë të movituara politikisht, por kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Filipçe gjithashtu tha se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme afro 2500 qytetarë janë vaksinuar.

“Prej sot fillojnë masat e reja të cilat do të zgjasin dy javë. Masat e reja kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësorë. Jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është i rënduar, ndërkohë që gjendemi edhe në prag të festave fetare, përfshirë muajin e Ramazanit dhe festën e Pashkëve”, tha Filipçe duke shprehur besimin e tij se qytetarët do të respektojnë këto masa dhe do të kontribuojnë që sa më shpejtë të përfundoj edhe kjo valë e pandemisë.

Advertisement

Ndryshe, prej sot ora deri më 20 prill, ora policore do të nisë prej 20:00 deri në 05:00, ndërsa prej nesër objektet hotelerike do të mbyllen tërësisht./Telegrafi/

 

The post Filipçe: Masat e reja nuk kanë prapavijë politike, qëllimi është të mbrojmë shëndetin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy