Filipçe: Lloji i virusit britanik është formë më e lehtë e sëmundjes, por përhapet më shpejt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Lloji i virusit britanik është formë më e lehtë e sëmundjes, por përhapet më shpejt

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për “Kanal 5”, në lidhje me zbulimin e llojit të virusit britanik në Maqedoni, theksoi se kjo pritej dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke pasur parasysh që në shumë vende të Evropës dhe rajoni ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Kjo është një tipar i këtij lloji të virusit ARN që përshtatet shumë shpejt. Mbi të gjitha, fakti që deri më tani kemi 20 lloje të izoluara tashmë me frekuenca të ndryshme tregon se kur ka ndonjë pengesë në transmetim, ndërsa pengesa janë masat tona parandaluese – atëherë virusi përshtatet. Dhe kjo ndodh kudo në botë. Kam biseduar me përfaqësues të laboratorit, siç përshkruhet në literaturë, të gjitha ndryshimet në të ashtuquajturin virus britanik, kështu që është identifikuar në këtë rast. Diagnostikimi u bë 10 ditë më parë, ndërsa tani gjenomi është sekuencuar, gjë që tregon se ka atë mutacion”, tha Filipçe, duke theksuar se ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe ndoshta do të ndodhë në të gjitha vendet në botë.

Filipçe tha se sipas publikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, ky mutacion i virusit ka një transmetim më të shpejtë me 70% për qind, por theksoi se nuk ka vend për panik.


Është identifikuar lloji i virusit britanik në Maqedoni

Advertisement

“Nuk ka vend për panik, ne qëndrojmë vigjilentë. Ne ende kemi masa parandaluese që padyshim kanë funksionuar. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një normë transmetimi 70% më të shpejtë, sipas publikimeve në Mbretërinë e Bashkuara. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani, ne nuk do të rekomandojmë lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por ne jemi duke monitoruar situatën”, tha Filipçe dhe theksoi se nëse situata përshkallëzohet, sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund të bëhen përsëri qendra kovide.

“Sapo mutacioni të zbulohet në një vend, ka të ngjarë të jetë i pranishëm në vende të tjera. Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve. Shumë shpesh ndodh një mutacion në secilin nga vendet, vetë virusi tenton të shndërrohet sepse kërkon rrugën e transmetimit dhe përballet ndoshta në një mjedis mini dhe ndonjë formë të imunitetit. Në atë kuptim, nuk është çudi që mutacioni të jetë nga një zonë e caktuar. Personi nuk duhej të ishte në kontakt ose të udhëtonte për të shndërruar virusin. Në fakt, mutacionet tashmë të paraqitura në vendin tonë, rreth 20 llojesh që janë zbuluar nuk kanë qenë të importuara, por janë praktikisht mutacione që burojnë nga këtu dhe janë autentike”, sqaroi Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe: Lloji i virusit britanik është formë më e lehtë e sëmundjes, por përhapet më shpejt appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy