Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot mori pjesë në liturgjinë solemne të mëngjesit në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Në emër të LSDM-së dhe në emër të tij, kryetari i LSDM-së dërgoi urimin e Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët ortodoksë që festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet si dhe kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryedioqezës së Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefen.
“Uroj paqe në këto ditë festive, ashtu siç dikton tradita në rrethin e familjes, miqve dhe njerëzve të dashur.
Jetojmë në një botë që po ndryshon në mënyrë shumë dinamike dhe drastike, në shumë vende të botës kemi luftëra dhe në këtë kuptim, uroj që ky vit mbi të gjitha të jetë i qetë dhe i sigurt. Ne këtu në vendin tonë, në shoqërinë tonë multikulturore dhe shumëkombëshe, të ndryshëm siç jemi, duhet ta kuptojmë diversitetin si një avantazh, si një nga përfitimet e demokracisë. Në këtë kuptim, le të punojmë të gjithë së bashku për ta bërë shtetin dhe shoqërinë një vend më të mirë, më të qetë, më të drejtë dhe më të pasur për të jetuar”, tha Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Le të punojmë së bashku për shtetin dhe shoqërinë për t’i bërë ato një vend më të mirë për të jetuar appeared first on Telegrafi.