Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot tha se një lider i partisë politike shqiptare e ka quajtur si humbje kohe thirrjen për takimin e liderëve.

“Kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e partive politike dhe të kujtoj, kryetari i një partie shqiptare tha se do të ishte humbje kohe dhe tani po na akuzojnë për një lloj takimi monoetnik.

Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në përgjigje të pyetjes së gazetarit lidhur me akuzat nga blloku shqiptar i partive politike se takimi i djeshëm në Qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski ishte plan për bashkëpunim monoetnik.

“Në atë takim kam përfaqësuar LSDM-në dhe kryeministri Hristijan Mickoski OBRM-PDUKM-në dhe jemi takuar si liderë të dy partive më të mëdha në bllokun maqedonas, në të njëjtën kohë kryeministri Mickoski ishte i pari që e pranoi ftesën për takim pa asnjë kundërshtim”, tha sot Filipçe nga Strumica.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai edhe një herë bëri thirrje publike për të gjitha partitë politike që të organizojnë një takim të liderëve.

Filipçe theksoi se askush nuk ka të drejtë ta akuzojë LSDM-në për politika apo qasje etnike apo nacionaliste, duke pasur parasysh se në bordin ekzekutiv të LSDM-së është një shqiptare, një grua myslimane maqedonase, ndërsa në periudhën e ardhshme do të jetë edhe një rome./Telegrafi/

The post Filipçe: Kryetari i një partie shqiptare tha se takimi i përbashkët ishte humbje kohe dhe tani po na akuzojnë për takim monoetnik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";