Filipçe: Kredia është e pafavorshme, bëhet fjalë për peng politik ndaj Hungarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Kredia është e pafavorshme, bëhet fjalë për peng politik ndaj Hungarisë

Nga pikëpamja ekonomike kredia prej 500 milionë euro nuk është aspak e favorshme, qeveria e LSDM-së siguroi kredi me kamatë 1.6% kundrejt mbi 3% aktuale, nuk është përfitim ekonomik por peng politik, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Lexo po ashtu
Mickoski-Orban: Arrihet marrëveshje që Hungaria t’i huazojë Maqedonisë 500 milionë euro

Advertisement

“Nga pikëpamja ekonomike kjo kredi nuk është aspak e favorshme. Qeveria e LSDM-së në periudhën e kaluar i siguroi ekonomisë një kredi prej 150 milionë eurosh përmes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe ajo kredi ka qenë me kamatë prej vetëm 1.6%. Krahasuar me këtë që ofrohet me një normë interesi mbi 3% dhe mesa duket disa kosto të fshehura që ende nuk kanë dalë në dritë. Në këtë kuptim, nuk bëhet fjalë për ndonjë përfitim ekonomik, por për një vendim politik.

Dhe unë jam vërtet i shqetësuar se kjo është një formë pengmarrjeje politike ndaj Hungarisë dhe drejtpërdrejt nga Victor Orban. Është e qartë se ai dëshiron të bëhet mbrojtës i Hristijan Mickoski. Më lejoni t’ju kujtoj se partia e tij u përjashtua nga familja evropiane EPP dhe tani ajo parti nga Hungaria bashkëpunon me partitë e së djathtës radikale. Kam frikë se nën diktatin e Victor Orbanit, Hristijan Mickoski do të fillojë të zbatojë politika të tilla këtu në vendin tonë”, thotë Filipçe për “DeutscheWelle”.

Qeveria e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Mickoski, sipas tij, ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër të devijojë nga pozicionet strategjike të shtetit që janë ndërtuar dekada më parë./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Filipçe: Kredia është e pafavorshme, bëhet fjalë për peng politik ndaj Hungarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy