“Ajo që po ndodh në koalicionin qeveritar tregon se ai është i paqëndrueshëm dhe nuk funksionon mirë”. Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet aktuale në koalicionin qeveritar.

“Në një periudhë të shkurtër kohore, publiku ka qenë dëshmitar i deklaratave diametralisht të kundërta në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat i vendos në kontekstin e marrëdhënieve brenda koalicionit. Fakti që ai koalicion nuk funksionon praktikisht ndihet nga qytetarët çdo ditë”, theksoi Filipçe.

Ai kritikoi gjithashtu performancën e përgjithshme të qeverisë, e cila siç tha, është shqetësuese në shumë nivele.

“Një strategji e keqe në ekonomi, mungesë e realizimit të investimeve kapitale, një numër i madh institucionesh që nuk shpërndajnë paga për punonjësit. Kujdes, institucione kyçe, veçanërisht në këtë periudhë kohore pas tragjedisë në Koçan – disa nga inspektoratet janë pa paga, disa nga shërbimet sociale, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë, thjesht performancë e dobët e qeverisë”, vlerësoi kryetari i LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, veçanërisht shqetësuese është selektiviteti i hetimit për tragjedinë e Koçanit, i cili sipas tij, në vend që të mbajë përgjegjësi të plotë, mbulon individë dhe zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

The post Filipçe: Koalicioni qeveritar është jofunksional, qytetarët këtë e ndjejnë çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";