Filipçe: Kemi valë të dytë e cila vjen si rezultat i mosrespektimit të masave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Padyshim se kemi valë të re e cila vjen si rezultat i mosprespektimit të masave për tubime dhe grupime që e dëshmoi edhe ekspertiza e detajuar në pyetësorët e detajuar epidemiologjike. Numri i rritur i të prekurve nga virusi mund të thuhet se është i pritshëm për shkak të mënyrës së testimit që e zbatuam gjatë ditëve të kaluara duke e pasur parasysh atë që rastet e para të familjeve treguan se ka numër të caktuar të bartësve asimptomatikë dhe donim që në mënyrë detajuese të shohim se sa kjo gjendje është shprehur fuqishëm”.

Këtë e tha sot në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai theksoi se sot është edhe numri më i lartë i testimeve të bëra në 24 orë dhe se në këtë mënyrë është shumë herët të identifikohen bartësit e virusit në klasterë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pritshmëritë janë se kjo valë do të zgjasë shkurt, por megjithatë mbetemi maksimalisht të kujdesshëm. Në mesin e të prekurve janë edhe 11 punonjës shëndetësorë të SPQ “8 Shtatori” dhe dy punonjës shëndetësorë të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Në SPQ “8 Shtatori” janë prekur një mjek, shtatë infermiere dhe dy asistues spitalorë si dhe një i punësuar në shërbimin teknik, por puna e spitalit nuk është komprometuar”.

“Sot në mëngjes në takimin koordinues me një infektolog nga spitali “8 Shtatori” ne u dakorduam për të testuar njerëzit që ishin në rrezik më të lartë me raste të konfirmuara tashmë dhe rekomandim për vetëizolim për të tjerët në pajtim me pyetësorin epidemiologjik”, tha Filipçe, duke shtuar se të gjithë të punësuarit në vendin e punës me pacientët kanë mbajtur pajisje mbrojtëse.

Advertisement

Ai beson se vendimi për masat kufizuese është i justifikuar, ndërsa Komisioni për sëmundje infektive në këto dy ditë do të bëjë një analizë të hollësishme, pas së cilës do të mbahet një mbledhje të dielën për t’u shqyrtuar hapat e ardhshëm.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 2.790. Janë shëruar 1632, kanë vdekur 149, ndërsa numri i rasteve aktive është 1009. Deri më tani, janë kryer gjithsej 34.386 testime.

The post Filipçe: Kemi valë të dytë e cila vjen si rezultat i mosrespektimit të masave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy