Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima në zjarrin që ka përfshirë qendrën. Numri i saktë i njerëzve që humbën jetën, të plagosurit dhe gjendja e tyre po përcaktohet për momentin, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai informoi në rrjetet sociale se zjarri tashmë është shuar dhe se të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit.

“Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit. Ata po transportohen urgjentisht në Shkup për tu dhënë kujdesin e duhur, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të dalim me informacione të reja” shkruan Filipçe.

Ministri apelon për qetësi ndërsa presim detajet e aksidentit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Ka viktima nga zjarri në qendrën kovide në Tetovë appeared first on Telegrafi.