Filipçe: Jemi të gatshëm të vendosim masa kufizuese shtesë në qoftë se nuk jepen rezultatet e duhura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha bëri të ditur se të gjitha numrat e publikuara si të të hospitalizuarve po ashtu edhe të testeve publikohet në mënyrë transparente.

Filipçe thotë se do të ketë masa kufizuese nëse masat e tanishme nuk japin rezultatet e duhura.

“Pritjet janë se pas vendosjes së masës, rezultatet shihen pas 7-10 ditë që do të thotë se nga fillimi i javës së ardhshme presim rezultatet nga vendosja e orës policore nga ora 22:00 – 05:00”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, vendosja e orës policore ishte që të kufizohet edhe komunikimi i të rinjve nëpër parqet, hapësira publike dhe në shtëpi të tjera pas mbylljes së objekteve hotelerike, ndërsa të rinjtë, sipas Filipçes, janë bartësit kryesor të virusit./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe: Jemi të gatshëm të vendosim masa kufizuese shtesë në qoftë se nuk jepen rezultatet e duhura appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy