
Pak para se në vendin tonë të mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar disa fotografi të frigoriferëve që do të sigurojnë temperaturë optimale për ruajtje të vaksinave.
“Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave Pfizer janë gati. Është trajnuar edhe ekipi teknik i personelit, që do të ndjek temperaturën dhe do të kujdeset për të gjitha standardet”, ka shkruar Filipçe në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, sot në vendin tonë pritet të vjen dërgesa e parë nga 8 mijë dozat e vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.
The post Filipçe: Janë gati frigoriferët për vaksinat e Pfizer appeared first on Telegrafi.
Advertisement