“Gratë në Komunën e Shuto Orizares do to të kenë në dispozicion gjinekolog. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me gjinekologun dr. Bozhidar Boshkovskin. Ata diskutuan për hapjen e ordinancës, me qëllim që gratë nga kjo komunë të kenë shërbim të nevojshëm dhe të domosdoshëm”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Lokacioni për ordinancë, siç theksohet, është gjetur, ndërsa në takim ishte dakorduar që ministria dikasteriale ta pajisë ordinancën.
“Të gjitha gratë e Shuto Orizares do të kenë gjinekolog, i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre. Dr. Boshkovski është gjinekolog me përvojë i cili do të jetë në dispozicion për të gjitha pacientet në këtë komunë. Problemi me mungesën e gjinekologut në Shuto Orizare e zgjodhëm. Është më me rëndësi që pacientet do të munden në kohë t’i kryejnë kontrollet e tyre gjinekologjike. Vazhdojmë edhe më tej të kujdesemi për të gjithë pacientët”, potencoi ministri Filipçe.
The post Filipçe: Gratë në Komunën e Shuto Orizares do të kenë në dispozicion gjinekolog appeared first on Telegrafi.