Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja epidemiologjike në vend është stabile.

“Deri dje, trendi i rënies së numrave vazhdoi. Javën e kaluar kishte shtatë, më pas gjashtë, ndërsa dje pesë pacientë në 100 mijë banorë, që është shenjë se nuk ka ndryshime”, potencoi ministri Filipçe.

Ai shtoi se institucionet janë shumë të kujdesshme sa i përket ndjekjes së gjendjes me coronavirusit, sidomos me llojin indian që u shfaq në disa vende.

Ne, siç theksoi ministri, mund ta parandalojmë përhapjen duke mos u grupuar. Ai potencoi se shumë e rëndësishme është vetëdija e qytetarëve dhe respektimi i masave që ishin në fuqi duke vlerësuar se të gjithë u mësuam me masat që i rekomandonte Qeveria dhe KSI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Trendet e uljes së numrit vazhdoi dhe normalisht kur ka një ulje të tillë, ka edhe lehtësime dhe e kundërta”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Gjendja epidemiologjike është stabile, me kujdes ndiqet situata appeared first on Telegrafi.