Filipçe: Gjendja edhe më tej është serioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në mbledhjen e rregullt me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup e shqyrtuam gjendjen me kapacitetet në spitale. Edhe përkundër që në ditët e fundit kemi ulje të numrit të pacientëve të pranuar, situata edhe më tej vazhdon të jetë serioze dhe presioni ndaj kovid-qendrave është i madh”.

Kështu ka shkruar në profilin e tij zyrtar në facebook ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit të sotëm që realizoi me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup.

Ai tha se ka numër të mjaftueshëm të vendeve të lira për kujdesin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë të shtrihen në spital.

“Presim që në periudhën e ardhshme numri i të hospitalizuarve të filloj të ulet. Masat po japin rezultatin e duhur, por është e nevojshme që të respektohen maksimalisht që të mund ta tejkalojmë edhe këtë valë epidemiologjike”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe: Gjendja edhe më tej është serioze appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy