Nga 25% sa ka qenë në vitin 2016, tani vdekshmëria te fëmijët e sapo lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair është ulur në 8.9%, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot vizitoi këtë institucion shëndetësor.
Për këtë, Filipçe ka falënderuar drejtorin e spitalit dhe personelin për siç tha, “menaxhimin e shkëlqyer, përkushtimin në punë dhe kujdesin ndaj pacientëve”.
“Dukshëm kemi rritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbrojtje shëndetësore. Rreth 4000 foshnje që lindin në vit në këtë spital, përfshirë edhe nënat lehona, tani do të fitojnë kujdes bashkëkohor gjatë ditëve kur u nevojitet e njëjta. Me të gjitha investimet në ripërtëritjen e hapësirave dhe sallave të operacionit, blerjen e aparaturës bashkëkohore dhe edukimin e punëtorëve shëndetësorë, arritëm rezultatet të dukshme në përqindjen e mbijetesës së foshnjave të lindura para kohe”, tha Filipçe.
Meqë këtë vizitë e realizoi në ditët e fundit të funksionit të tij si ministër i Shëndetësisë, Filipçe tha se “sinqerisht shpreson se do të vazhdohet me këtë sistem të investohet aty ku është më se e nevojshme, mbrojtja shëndetësore duhet të zhvillohet aty ku janë fëmijët”.
The post Filipçe: Është ulur vdekshmëria te foshnjat e lindura para kohe në Gjinekologjinë në Çair appeared first on Telegrafi.