Ende është herët për hapjen e kufijve te ne. Konsideroj se duhet të kalojë edhe një periudhë ku do të implementojmë masat tona të lehtësimit. Nevojitet qasje e koordinuar me të gjitha vendet që të bëhet strategji e përbashkët e hapjen së kufijve, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse autoritetet parashohin hapjen e kufijve tanë, pasi që të gjithë fqinjët paralajmëruan një hap të tillë.
Filipçe ka thënë se në takimin në Athinë kanë biseduar për më shumë qasje të hapjes së kufijve.
“Atë që e kemi folur në Athinë ka qenë së pari të diskutohet mundësia kufijtë të kalohen pa teste, duk pasur parasysh se ajo ka logjikë kur bëhet fjalë për grupe te vogla, por e humb kuptimin kur bëhet fjalë për kalim masiv të kufijve, veçmas nga vende të cilat kanë pasur rrezik ndryshe nga sëmundja”, ka thënë Filipçe.
Më tej është rishikuar kalimi i kufijve të lehtësohet dhe të pengohet formimi i kolonave të gjata të qytetarëve në vendkalimet kufitare.
“Nga ana greke poashtu ende presim përgjigje të mundësohet mjekim falas të cilitdo qytetar të këtyre gjashtë vendeve fqinje në vendin ku do të hasen, nëse preken nga koronavirusi”, tha Filipçe.
Serbia ka paralajmëruar hapjen e kufijve më 1 qershor ku për qytetarët tanë nuk do të nevojitet test për kovidin, derisa Greqia ka paralajmëruar se do të hapë kufijtë e saj për vendet fqinje nga 1 korriku, poashtu pa testim të detyrueshëm.