Filipçe: Dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient nga Kumanova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se në vendin tonë tashmë dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient që ishte shëruar nga kjo sëmundje.

Filipçe theksoi se po punohet intensivisht nga institucionet shëndetësore për ta vërtetuar rastin sa më shpejtë.

“Kemi një rast në Kumanovë, që duhet të vërtetohet. Megjithatë në botë ka raste të konfirmuara. Për çfarë ndodh kjo, shkenca deri më tani nuk është përgjigjur me siguri. Ka disa fakte iniciale se bëhet fjalë për ndonjë formë të mutacionit të virusit”.

“Çfarë është ajo formë, a është shprehur më fuqishëm apo më dobët, ende nuk kemi fakte, por definitivisht ka vërtetime se është shfaqur si sëmundje recidive. Intensivisht po punohet këto ditë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Advertisement

The post Filipçe: Dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient nga Kumanova appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy