Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se duhet të ketë kontroll të rreptë në mënyrë që të vërtetohet nëse respektohen këto masa kufizuese për shkak se e pamë se pikërisht mosrespektimi i masave është arsyeja kryesore për atë që na ndodh tani.
Ministri ju bëri apel institucioneve të kontrollojnë dhe dënojnë posaçërisht kjo të ndodh në terren.
“Ne ju bëmë apel edhe në një mbledhje me përfaqësues në MP dje në komision, posaçërisht duke marrë parasysh se këto të infektuarit e rinj janë në kohën kur ka pasur masa restriktive, kur ka pasur takime masive, kur ka pasur rekomandime për mbajtje të maskave dhe nuk është respektuar”, tha Filipçe.
Ai tha sipas analizës, rastet e reja me coronavirus dihet nga ku burojnë, por poashtu se në çfarë kohe janë infektuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Tani në mënyrë intensive punohet në terren me grupet, klasterët, dihen familjet dhe në çfarë kohe ka ndodhur bartja e virusit dhe në bazë të kësaj me rekomandim të komisionit u morr vendim të kemi kufizim të lëvizjes. kjo do të ndikojë seriozisht në zvogëlimin e rrezikut nga përhapja e virusit dhe do të jetë krejt ndryshe para fundit të kësaj jave”, tha ministri Filipçe./Telegrafi/
Ministri ju bëri apel institucioneve të kontrollojnë dhe dënojnë posaçërisht kjo të ndodh në terren.
“Ne ju bëmë apel edhe në një mbledhje me përfaqësues në MPB dje në komision, posaçërisht duke marrë parasysh se këto të infektuarit e rinj janë në kohën kur ka pasur masa restriktive, kur ka pasur takime masive, kur ka pasur rekomandime për mbajtje të maskave dhe nuk është respektuar”, tha Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Duhet të ketë kontroll të rreptë, infektimet e reja janë kohën kur kishim masa kufizuese appeared first on Telegrafi.