Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot u shpreh se LSDM është korrektor i politikave të gabuara të pushtetit aktual, ndërsa nga Brenda e përfundon fazën e pare nga procesi i konsolidimit me zgjedhjen e delegatëve të rinj, kryetarëve të degëve si dhe përgatitjet për Kongres.
“Jam i kënaqur me zgjedhjen e udhëheqësive të reja dhe kryetarët e degëve. Ata janë njerëz që kanë besim në bashkësitë e tyre dhe kanë kapacitet ta bashkojnë anëtarësinë LSDM-së në çdo komunë”, tha ai.
Ai shtoi se me politika të reja socialdemokrate mund të kthehet besimi dhe se më 24 nëntor, krahas udhëheqësisë së re, do të definohen edhe politikat e reja të LSDM-së.
“Do të ofrojmë model bashkëkohor të një platforme politike dhe ideologjike si përgjigje ndaj sfidave që ndodhet vendi. Fokusi do të jetë te ekonomia, rrogat dhe mbështetja e qytetarëve”, tha Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Do të ofrojmë platformë bashkëkohore politike me fokus të veçantë në ekonomi dhe rroga appeared first on Telegrafi.