Filipçe thotë se në koordinimin e rregullt me drejtorët e klinikave dhe Covid Qendrave në Shkup është konstatuar se këto ditë është ulur numri i të hospitalizuarve.
“Ditëve të fundit është ulur numri i të hospitalizuarve në spitale, por jemi të gatshëm me kapacitete shtesë në sptialet në Shkup dhe në gjithë Maqedoninë”, shprehet Filipçe.
Ai thotë se menaxhimi me valën e tretë është shumë e vështirë jo vetëm në Maqedoni por gjithkund në Evropë.
“Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë se kështu do të mbesë”, shkruan Filipçe./Telegrafi/
Advertisement
The post Filipçe: Ditëve të fundit është ulur numri i hospitalizimeve appeared first on Telegrafi.