Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet një video-deklarate, thotë se në katër muajt e kaluar Komisioni për Sëmundje Infektive ka qenë i përkushtuar për të rekomanduar ligje dhe protokolle për parandalimin e coronavirusit.

“Protokollet që deri tani i kemi përgatitur për hapjen e sërishme të bizneseve dhe normalizimin e jetës, kanë dhënë rezultate. Është dëshmuar se me respektimin e këtyre protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi, është e sigurt të bëhet tregti, të shkohet në punë dhe të shfrytëzohet transporti publik”.

“Dua që në emrin tim personal dhe emrin e Komisionit, t’iu siguroj se dita e zgjedhjeve do të jetë plotësisht e sigurt për të votuar dhe me këtë të realizohet e drejta qytetare. Votimi nuk do të jetë më pak i sigurt nga çdo aktivitet tjetër normal që e bëjmë çdo ditë, p.sh shkuarja në market. Protokolli i ashpër dhe zbatimi i tij janë detyrë dhe përgjegjësi e jona”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik (e mërkurë), e cila do të zgjasë deri në orën 21:00./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Dita e votimeve do të jetë plotësisht e sigurt për realizimin e të drejtës qytetare appeared first on Telegrafi.