Ministri Venko Filipçe thotë se nuk parashihet të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve tjera edhe në ambient të mbyllur. Këtë nuk do ta lejojnë pasi sipas tij në këto organizime nuk do të respektohen protokollet shëndetësore.
Krahas tyre edhe për objektet gastronomike, mbetet në fuqi shfrytëzimi i hapsirës së mbyllur dhe kufizimi i orarit të punës.
“Tani për tani jo. Ka protokolle për mbajtje të organzimeve të tilla, kurse, ligjerata, mbledhje e kështu me radhë dhe këtu vlerësojmë se në korrniza të atij organizimi protokollet mund të respektohen, por ato nuk do të respektohen në ahengje tjera, në dasma, ose në orët e gjata në objektet hotelierike në ambiente të mbyllura. Kështu që tani mbetet rekomandimi që të funskionojnë vetëm hapsirat e jashtme”, tha Filipçe.
Ministri nuk mund të thotë me siguri se çfarë mund të ndodh në vazhdim, por sipas trendit të uljes së numrave të të infektuarve nga koronavirusi dhe sipas situatës në rajon dhe me gjerë, vlerëson se në verë, situata epidemiologjike do të jetë e qetë.
Ndërsa duke folur për vaksinat, Filipçe u shpreh se çdo të hënë vijnë nga 10 000 vaksina Fajzer. Ndërsa tregoi se ende nuk kanë datë të saktë për 100 mijë dozat e Fajzer që duhet të vijnë nga sistemi Covaks gjatë qershorit. Poashtu nuk ka informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës është informuar se brenda shtatë ditëve mund të priten 500 mijë dozat e vaksinës Sinovak.
The post Filipçe: Dasmat në ambiente të mbyllura nuk do të lejohen appeared first on Telegrafi.