Nuk përjashtohet mundësia që çerdhet të fillojnë me punë në muajin shtator. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shtuar se protokollet se si të organizohet puna e çerdheve tashmë janë diskutuar disa herë ndërsa janë marrë në konsideratë edhe modelet nga vendet e tjera. Filipçe, tha se në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive është diskutuar edhe fakti se si të veprohet në rast se ndonjë prej fëmijëve shfaq rritje të temperaturës së trupit.

“Kemi diskutuar dhe i kemi sqaruar të gjitha dilemat në lidhje me të gjitha aspektet për fillimin e punës së çerdheve, kështu që duhet që në seancë në Qeveri të merret vendim i përshtatshëm , me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për datën e saktë të nisjes me punë të çerdheve. Me të vërtetë është e vështirë për mua të them tani, por unë mendoj se çerdhet e fëmijëve mund të fillojnë që në shtator”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, për fillimin e vitit të ri shkollor, Filipçe tha se modeli i kombinuar është zgjidhja më e mirë. Sipas tij ky koncept do të shmangte skenarin e padëshiruar të fëmijëve të sëmurë me Covid19.

“Ne jemi të vetëdijshëm se mësimi në internet është vetëm një mundësi tani, por, duke pasur parasysh që shëndeti i fëmijëve ka përparësi, ne e bëjmë gradualisht hyrjen e nxënësve në klasë. Në këtë rast, për shkak të hapësirës tani të lirë në shkolla, ku do të mësojnë vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në të tretë, me pëlqimin e prindërve, më tej, sipas situatës epidemiologjike do të përfshihen edhe ato të klasës së gashtë dhe vitit të parë shkollë të mesme”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht paralajmërimeve pozitive nga ministri i Shëndetësisë Filipçe, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paralajmëruar protestë për të hënën. Nxënësit kërkojnë që mësimi në shkolla të mesme të realizohet me prani fizike dhe formë të kombinuar./Alsat/

The post Filipçe: Çerdhet mund të hapen në shtator appeared first on Telegrafi.