Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se kryeministrit Hristian Mickoski në bisedimet me krerët e Këshillit Evropian i është thënë se nuk mund të konsiderojë në atë që ndryshimet kushtetuese të miratohen dhe të pranohen me efekt të vonuar, as ndërrimi i kornizës negociuese.

“Informacionet tona nga Brukseli gjatë takimit të kryeministrit me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel tregojnë se nga atje i është thënë qartë se as nuk mund të konsiderojë në atë që ndryshimet kushtetuese mund të miratohen dhe të pranohen që të ketë efekt të vonuar, as nuk ka kurrfarë mundësie për ndërrim të kornizës negoiciuese. Kështu që, duhet të thonë qartë se çfarë plani kanë që ta lëvizin shtetin përpara. Tash për tash nuk ka absolutisht asnjë informacion, por vetëm ndonjë demagogji që e përhapin këttyre ditëve”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së potencoi se propozimi francez është një lëmsh i dokumenteve personale dhe theksoi se shikon se ka fitore serioze të diplomacisë sonë.

“Ai propozim francez është një pako dokumentesh komplekse që përfshinte kornizën e negociatave, Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, këtu është një fitore serioze për diplomacinë tonë. Së pari, çështja me Bullgarinë ngrihet nga një çështje dypalëshe në nivelin e diskutimit me BE-në. Për më tepër, vetë Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, me konceptin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, është diçka që hyn në kriteret e Kopenhagës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një sukses serioz i diplomacisë është se, ndryshe nga shembulli me Serbinë, ku marrëdhëniet me Kosovën janë në një kapitull të veçantë, kjo marrëveshje dhe respektimi i Marrëveshjes është praktikisht vetëm në pjesën e përgjithshme të kornizës së negociatave. Pra, parimet me të cilat vendi ynë duhet të ecë përpara janë të qarta”, tha ai.

Filipçe konsideron se ajo që qartë do të jetë determinuese pakica bullgare në Kushtetutë, gjithashtu është një nga përfitim serioz, për shkak të së cilës, siç theksoi, për herë të parë pas disa dekadave bie në ujë një pjesë e politikës bullgare se ne kemi qenë një komb, i ndarë në dy shtete.

Filipçe konsideron se paralajmërimet për destabilizim në vend janë vetëm një politikë që të defokusohet opinioni nga problemet e vërteta.

The post Filipçe: Brukseli i ka bërë me dije Mickoskit të mos konsiderojë në ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";