Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me Nikolla Bertolinin, shef i sektorit për Programe për mbështetje financiare pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, është biseduar për strategjinë dhjetë vjeçare për zhvillim të shëndetësisë me mbështetje të BE-së.

“E finalizojmë dokumentin strategjik – strategjinë 10-të vjeçare për zhvillim të shëndetësisë, me mbështetje të Bashkimit Evropian. Me këtë, do të mundësojmë përparim të mbrojtjes shëndetësore, investim më të madh dhe sektor shëndetësor stabil. Në vijim është edhe finalizimi i përgatitjeve për programin IPA 3 në sektorin e shëndetësisë. Bëhet fjalë për dokument aksionar përmes të cilit do të realizohen projektet, aktivitetet në fushat, përparimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve, shëndetësia elektronike, si dhe përmirësimi i parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve joinfektuese”, theksoi Filipçe.

Me ndihmën e BE-së, shtojnë nga Ministria, realizohet projekti për përforcim të sistemit shëndetësor dhe përgjigje e shpejtë e sëmundjeve infektive kovid-19 përmes të cilit do të sigurohet pajisje në vlerë prej rreth katër milion euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në muajt e fundit në ballafaqimin me koronavirusin, institucionet shëndetësore nga Unioni u furnizuan me 20 ventilator mekanik, 20 monitorë për kujdes intensiv, 626 sete për 31.300 teste dhe afër 40 mijë pjesë pajisje të ndryshme mjekësore, 30 mijë maska mbrojtëse për personat, njëqind mijë maska kirurgjike, 750 mijë doreza kirurgjike, 20 mijë syza mbrojtëse, si dhe maska oksigjeni, filtra, kateterë dhe materiale tjera të domosdoshme për nevojat e sektorit shëndetësor”, citohet në kumtesë.

Ministri Filipçe është falënderuar për mbështetjen e tërësishme të cilën BE-ja ia jep shtetit ndër vite, veçanërisht në muajt e fundit me ballafaqimin e pandemisë së Kovid-19.

The post Filipçe-Bertolini: Me 4 milion euro nga BE-ja sigurohet pajisje në shëndetësi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";