Filipçe: Banka Botërore mbështeti projektin për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka Botërore e mbështeti propozimin projektin preliminar për përmirësim dhe sendërtim të infrastrukturës
shëndetësore për përgjigje dhe përballje të shpejtë me Kovid-19. Ato janë fleksibilë dhe projekti mund të plotësohet. Me të më mirë do t’i përgjigjemi sfidës, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili sot mbajti takim pune
me ekspertë të Bankës Botërore.

Në takimin në të cilin Filipçe i ka elaboruar të gjitha aspektet nga ana e Bankës Botërore kanë marrë pjesë edhe specialisti udhëheqës për shëndetësi Domink Hazen, përgjegjësja për programet për zhvillim njerëzor në zyrën e KB në Shkup Bojana Naceva, specialistja për furnizime Antonia Viaçka, si dhe specialisti i lartë për zhvillim shoqëror Bekim Imeri, specialisti për mjedis të jetesës Ivana Novakoviq dhe asistentja programuese Jasminka Shopova.

“Banka Botërore e mbështeti propozim projektin preliminar, i cili ka koncept të shkëlqyeshëm për përballje me krizën shëndetësore të shkaktuar me koronavirusin. Në takim i elaborova të gjitha aspektet ndaj mbulimit të nevojave urgjente në sistemin shëndetësor, ndërsa kjo është përforcimi i kapaciteteve në sistemin për menaxhim përkatës të rasteve me kovid-19. Projekti është kahëzuar drejt përmirësimit të një pjese të institucioneve shëndetësore, por edhe sigurim të pajisjeve laboratorike. Më vjen keq që zëvendësministrja plotësuese e Financave të gjithë këtë periudhë të fundit e ka bllokuar projektin, ndërsa me këtë u vunë në rrezik pacientët. Propozim plani
ynë është mbështetur nga ana e bankës Botërore, por i njëjti mundet edhe të plotësohet, ata janë fleksibilë. Pacientët janë në vendin e parë. Dhe pikërisht për këtë, me këtë projekt, do ta përforcojmë shëndetin tonë publik, por edhe
më mirë do të përgjigjemi në sfidën me kovid-19”, deklaroi Filipçe, kumtoi pasdite Ministria e Financave.

Projekti i për për veprim të shpejtë kundër pasojave nga kriza e shkaktuar nga kovid-19, është projektuar në vlerë prej 90 milionë euro dhe përbëhet prej dy komponentëve.

Advertisement

The post Filipçe: Banka Botërore mbështeti projektin për COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy