Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se arsyeja e vonesës së vaksinave kundër coronavirusit është presioni që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet.
“Mendoj se ne këtu shumë mirë mund ta zhvillojmë procesin e imunizimit, dhe falënderojë për ftesën, por ne do të mbetemi këtu për t`i vaksinuar qytetarët tanë me prioritet siç janë definuar grupet”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur nëse personeli mjekësorë do të vaksinohet jashtë vendit.
Filipçe vonesën e procesit të imunizimit kundër Covid-19 në vendin tonë e arsyetoi me presioni që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet.
“Mbrëmjen e djeshme kemi pasur bisedë me përfaqësinë e Pfizer në Beograd, që praktikisht është ndërmjetësues me zyrën e avokaturës në New York Jork, atje po punohet në dy marrëveshjet, fillimisht në draft-marrëveshjen tonë për 800 mijë dozat tona dhe së dyti për lejen që autoritetet serbe të japin fajllet që ne të mund të importojmë vaksinat nga vendi i tyre. Do të bisedojmë sërish sot, na treguan se janë nën presion të madhe nga të gjitha vendet. Kjo është arsyeja e ngadalësimit të procesit”, tha mes tjerash Filipçe.
Ministri gjithashtu theksoi se nuk ka mutacion të virusit në vend sikur ai në Britaninë e Madhe.
“Sipas analizës së laboratorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nuk ka asnjë mutacion të coronavirusit në vend, si ai në Britaninë e Madhe. Ky virus që është prezent këtu është prezent për disa muaj” tha sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Arsyeja e vonesës së vaksinave është se Pfizer po përballet me presion nga të gjitha vendet appeared first on Telegrafi.