Filipçe: 35% e atyre që votuan për OBRM-PDUKM-së, sot nuk do të votonin sërisht për ata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën e tij për Fokus shprehet se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer me qeverisjen e Mickoskit.

“Sipas analizave tona, 35% e qytetarëve që kanë votuar për OBRM-PDUKM-në në zgjedhje, sot nuk do të kishin votuar për ata. Ky është një indikator i qartë se bie mbështetja ndaj qeverisë”, u shpreh Filipçe.

Sipas tij, kjo qeveri i dëshpëroi edhe punëtorët, ndërsa me politikat që po i planifikojnë, standardi i qytetarëve është edhe më i keq.

“Dëshpëroi edhe punëtorët të cilëve i tha se nuk janë prioritet. Pagat me OBRM-PDUKM-në nuk do të rriten, kurse sipas parashikimeve të të dyre të BPV-së. nuk do të ketë rritje as ekonomia”, u shpreh ai./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe: 35% e atyre që votuan për OBRM-PDUKM-së, sot nuk do të votonin sërisht për ata appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy