“Fiç”: Denari mbetet stabil, sistemi bankar konfirmon rezistencën ndaj goditjes pandemike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia kreditore “Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me “BB+” me perspektivë negative. Në raport, agjencia “Fiç” thekson se rejtingu i konfirmuar sa i përket kushteve të pandemisë është si rezultat i zbatimit të politikave të mira të qeverisjes, zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe politikës makroekonomike dhe financiare kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor.

Agjencia parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë nga 4.1% në vitin 2021 dhe nga 4.3% në vitin 2022, si rezultat i kushteve të favorshme ekonomike në tregjet kryesore të eksportit. Disponueshmëria kreditore vendase, rritja e vazhdueshme e pagave dhe investimet publike do ta përkrahin kërkesën vendore, por rimëkëmbja në tërësi do të varet nga zhvillimi i pandemisë dhe shkalla e vaksinimit të popullatës, thesojnë nga “Fiç”.

“Fiç” në këtë raport thekson se procesi i eurointegrimit ndihmon në përforcimin e politikave, përkrahjen e eksportit, fluksin hyrës të investimeve të huaja direkte.

Pritshmëritë e agjencisë lidhur me deficitin buxhetor për vitin 2021 është se ai do të jetë 6.1% të PBB-së, që është më i ulët se projeksioni i rishikuar qeveritar, që është 6.5% të PBB-së. Siç është theksuar në raport, Propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2022 është në përputhje me strategjinë fiskale 2022-2026, që parashikon rënie të deficitit buxhetor në 4.3% të PBB-së në vitin 2022 dhe 3.5% të PBB-së në vitin 2023, para se të arrijë 2.2% të PBB-së në vitin 2026.

Advertisement

Sipas Agjencisë “Fiç”, miratimi i i Ligjit të ri për buxhetet mund të jetë bazë për konsolidimin fiskal, përmes vendosjes së kornizës së përditësuar fiskale, duke përfshirë rregullat fiskale dhe formimin e këshillit fiskal.

Agjencia pret që borxhi shtetëror do të arrijë 53% të PBB-së deri në fund të këtij viti dhe 55.3% deri në vitin 2023. Deficiti buxhetor të ulet në 3% të PBB-së deri në vitin 2023, ndërsa investimet e huaja direkte neto pritet që të pozicionohen në 3.1% të PBB-së deri në vitin 2022, duke financuar plotësisht deficitin në llogarinë rrjedhëse.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut nga investimet në të dhe paraqet një nga treguesit kyç që investitorët e mundshëm marrin parasysh gjatë miratimit të vendimeve të tyre.

Rejtingu kreditor ndikon pozitivisht mbi vendimet për të investuar në një vend, që ndikon në të ardhmen sa i përket rritjes ekonomike, rritjes së eksportit, rritjes së punësimit dhe paga më të larta.

Advertisement

Konfirmimi i rejtingut kreditor të vendeve në kushte të pandemisë, gjithashtu, ndikon edhe mbi uljen e shpenzimeve lidhur me borxhin e shtetit, me ç’rast arrihen kursime sa i përket interesit.

The post “Fiç”: Denari mbetet stabil, sistemi bankar konfirmon rezistencën ndaj goditjes pandemike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy