Fetai: Viktimat u vranë në Smilkovcë, jo në ndonjë vend tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fjalën përmbyllëse të prokurores Fatime Fetai, në rastin “Monstra”, ajo hodhi poshtë spekulimet se katër djemtë dhe peshkatari dyshohet se u vranë në një vend tjetër, ndërsa më pas u sollën në Liqenin e Smilkovcës.

Prokurorja sqaroi se të gjitha provat e gjetura në Liqenin e Smilkovcës tregojnë se masakra ndodhi pikërisht atje, duke shpjeguar gjurmët e gjetura, pra shenjat e gjakut. Edhe gëzhojat e gjetura dëshmuan për këtë.

“Si nga shkenca ashtu edhe nga provat objektive të gjetura në vendin e ngjarjes, tregohet se vrasja e pesfishtë ndodhi në vendin ku u gjetën trupat, gjithçka tjetër është trillim shkencor”, tha prokurorja Fetai.

Ajo sqaroi saktësisht se ku u gjetën gëzhojat, disa prej të cilave ishin nën trupat e të vrarëve. Ajo gjithashtu tregoi pretendimet që konfirmojnë këtë pretendim, duke shpjeguar në detaje pozicionin në të cilin u gjetën trupat, sa afër ishin shkrepur dhe me çfarë arme.

Advertisement

Më herët, prokurorja hodhi poshtë spekulimet se vetura “Opel Omega” të cilin po ngisnin autorët e vrasjes së pesfishtë se ishte e “Alfave”./Telegrafi/

The post Fetai: Viktimat u vranë në Smilkovcë, jo në ndonjë vend tjetër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy