Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai sot në Mavrovë theksoi se korrupsioni në projektet e infrastrukturës nuk është vetëm shpërdorim i mjeteve publike, por pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrënon besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.
“Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind, duke dëmtuar investimet publike dhe duke ulur cilësinë e shërbimeve për qytetarët”, nënvizoi Fetai.
Ai tha se për të promovuar transparencën e plotë në shpenzimin e fondeve publike, Qeveria kadigjitalizuar plotësisht prokurimet publike dhe ka forcuar njësinë e auditimit të brendshëm.
Sipas tij, BE-ja, Norvegjia dhe UNOPS luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e reformave dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes financiare.
The post Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind appeared first on Telegrafi.