Zv. kryeministri për qeverisje të mirë në RMV, Arben Fetai thotë se raporti i Transparency International është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mëparshme të LSDM dhe BDI.

Fetai duke komentuar raportin eTransparency International për vitin 2024, i cili e rendit Maqedoninë e Veriut 12 vende më poshtë në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit tha se qeverisjes e mëparshme e LSDM dhe BDI ka qenë e zhytur në korrupsion dhe mungesë transparence.

Fetai thekson se ndryshimi skandaloz i Kodit Penal, që mundësoi amnistimin e mbi 200 rasteve kriminale, ka forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit. Po ashtu, ai përmend skandalet në Këshillin Gjyqësor dhe emërimet e diskutueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë fushatës zgjedhore si faktorë që kanë dëmtuar besimin në sistemin e drejtësisë.

Fetai shton se qeveria e re ka vendosur prioritetet e duhura, duke u fokusuar në reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai vlerëson se hapat konkretë, si iniciativa për shkarkimin e Kryeprokurorit Ljupço Kocevski dhe interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, janë të domosdoshëm për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të përmirësuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI appeared first on Telegrafi.