Fetai: Pas 22 viteve do të kemi ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në një intervistë në TVM2, ka theksuar se qeveria e kaluar ka dhënë pëlqim për heqjen e balancuesit. Sipas tij, “anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të votuar nga LSDM dhe BDI e kanë votuar heqjen e balancuesit”.

Fetai thotë se shumë shpejtë do të ketë mekanizëm ligjor që do të zgjidh çështjen me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

“Edhe në këtë fushë, sikur në fushat tjera, po sanojmë dëmet e qeverisjes 22 vjeçare të BDI-së. Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është pjesë e Kushtetutës çysh nga MO. Pra 22 vite e kemi këtë parim dhe asnjëherë nuk ka patur mekanizëm ligjorë i cili ka garantuar zbatimin e tij. Ka patur një vegël e quajtur “Balanseri”, dhe te Balanseri është me rëndësi të theksohet se nga qeverisja paraprake në strategjinë për administratën publike është pajtuar për heqjen e balanserit dhe të njëjtin e kanë nënshkruar edhe ministrat e BDI-së, ku të gjithë njëzëri janë pajtuar se balanseri nuk duhet të ekziston më. Duke marrë parasysh këtë disponim politik të qeverisjes paraprake, gjykata kushtetuese, që është gjykatë që është votuar, secili nga ata gjykatës janë votuar nga qeverisja paraprake me votat e LSDM-së dhe BDI-së, e kanë shfuqizuar balanserin”.

“Dhe në kuadër të marrëveshjes brenda koalicionit me VMRO-DPMNE-në jemi pajtuar që në këtë drejtim duhet të sjellim një zgjidhje ligjore. Zgjidhja ligjore do të zgjidh një problem të vjetër 22 vjet. Kemi patur shumë takime në kuadër të grupit punues, e kam edhe një takim pas këtij emisioni sonte, ku do e shohim draftin pothuajse përfundimtarë të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Pra për herë të parë pas 22 vite, pas futjes së parimit për përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në Kushtetutë, kemi ligj për të përkthyer këtë parim në obligime konkrete dhe mekanizma, mbikëqyrje, zbatimi nga autoritet që do të krijohen me qëllim të zbatimit të këtij ligji”, ka theksuar zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Advertisement

The post Fetai: Pas 22 viteve do të kemi ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy