Zv. kryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup, njoftojnë nga kabineti i Fetait.

Në fokus të bisedës, siç theksojnë nga atje, ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit.

Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fetai: Partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit appeared first on Telegrafi.