Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, është takuar me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, nga ku ka theksuar se ka ofruar mbështetje të plotë në këtë projekt.
“Takim i frytshëm me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, i kryesuar nga Mersima Abdic, zyrtare e projektit “Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive”. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, si pjesë e këtij projekti. Gjatë takimit, u dakorduam për të thelluar më tej bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të Qeverisë në këtë fushë”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai ka shtuat tutje se i ka ofruar mbështetje të plotë me dakordësi institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e pasurive të paligjshme.
“Theks të veçantë i dhamë mbështetjes për institucionet përgejgjëse për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme, si dhe nxitjes së ripërdorimit social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve të konfiskuara”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Fetai.
The post Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme appeared first on Telegrafi.