Fetai: Mbetemi pjesë e qeverisë, kryeministri Mickoski do të ketë takime veçmas me partnerët e koalicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët -krahu i Taravarit tha se për momentin mbeten pjesë e qeverisë.

“ASH është në qeveri, nuk ka asnjë plan për ndryshim të pozicioneve tona në qeveri. Vazhdojmë me punë, në bazë ditore, sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Fetai.

Fetai konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takime veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM.

“Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiç më larg se dje kishim seancë të qeverisë ku nuk u ngrit as edhe një shqetësim. Pra vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe besoj që i keni parë raportimet në media se gjatë ditëve në vijim do të ketë konsultime kryeministri, veç e veç me partitë, me koalicionin VLEN, Aleancën për Shqiptarët, partnerët e koalicionit ZNAM. Për momentin nuk ka ndryshuar asgjë, deri në konsultimet që pritet të ndodhin ditëve në vijim”, tha Fetai.

Advertisement

Ai shtoi se ASH-ja është kyçe për stabilitetin e qeverisë.

 

The post Fetai: Mbetemi pjesë e qeverisë, kryeministri Mickoski do të ketë takime veçmas me partnerët e koalicionit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy