Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kërkoi shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda të konstatuara profesionale në menaxhimin e Prokurorisë. Në mbledhjen e sotme qeveria propozimin për shkarkimin e Kocevskit do t’ia dorëzoi Këshillit të
Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zv. kryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai vlerëson se Prokurori Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin prandaj duhet të largohet menjëherë nga detyra.

“Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike”, theksoi Fetai.

Ai theksoi se arsyet kryesore për shkarkimin e Kryeprokurorit janë keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike, shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave si dhe cënimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fetai: Kocevski duhet menjëherë të shkarkohet, humbi kredibilitetin appeared first on Telegrafi.