Zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisjen e mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Tiranë kanë zhvilluar takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Fetai dhe Taravari kanë uruar presidentin Begaj që Shqipëria filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe shprehën shpresën se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkohet kësaj rruge e cila është me rëndësi jetike për të dyja vendet.

“Në takim u diskutua për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Fokusi u vendos në ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 i cili do të kontribuojë në sigurinë e përbashkët, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e integrimit evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

The post Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";