U.d. Resi i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Shaqir Efendi Fetahu në konferencën e sotme për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e coronavirusit.
Ai theksoi se coronavirusi ekziston dhe se këtë e kanë vërtetuar të gjitha organet kompetente botërore.
“Kjo sëmundje ekziston, të gjitha autoritetet dhe institucionet kompetente në botë kanë konfirmuar se ekziston. Ne jemi institucion fetare dhe nuk jemi kompetent të flasim nëse ekziston ose jo.
Institucionet profesionale kanë konfirmuar se virusi ekziston, dhe veçanërisht në kohët e fundit, virusi po përhapet me shpejtësi në Maqedoni.
Unë ju bëj thirrje të jemi serioz, t’i përmbaheni të gjitha masave të përcaktuara nga autoritetet dhe të kontribuojmë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Ne si BFI kemi hyrë në këtë luftë me fjalët “frikë jo, por vetëdije të madhe kundër kësaj sëmundje po”. Duhet të luftojmë me të gjitha forcat për të tejkaluar këtë sfidë”, tha Fetahu.
The post Fetahu: Coronavirusi ekziston, t’u përmbahemi të gjitha masave appeared first on Telegrafi.