Festimi i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut do të bëhet në hapësira të hapura dhe me masa për mbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pasnesër në ora 10:00 në hapësira të hapira do të organizojë festimin e festës së 29-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në këtë eveniment fjalim do të mbajë kryeministri Zoran Zaev.

Festa do të mbahet në kushte të posaçme sipas protokollit shëndetësor të Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundje Ngjutëse për shënimin e festave shëndetësore, përkatësisht tubime me minimum të pranishëm dhe respektim të masave për mbrojtje dhe mbajtje të largësisë trupore.

Para festimit kryesor, Ditën e pavarësisë, delegacioni qeveritar në ora 8 do të vizitojë varet e ish-presidentëve të shtetit, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov.

Delegacionin do të udhëheq kryeministri Zaev ndërsa me atë do të jetë zëvendëskryministri iparë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komunitetve, Artan Grubi, Zëvendëskryministri i caktuar për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ministet, Mila Carovska dhe Jagoda Shahpaska./Telegrafi/

Advertisement

The post Festimi i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut do të bëhet në hapësira të hapura dhe me masa për mbrojtje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy