Shef i kabinetit të ministrit të kulturës, Hysni Ismaili në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu, që është nga radhët e Partisë Alternativa, ka reaguar ndaj shembjes makbre të Teatrit Kombëtar në Tiranë.
“ Gjatë luftës së egër, që e zhvillonin serbët në krejt trojet e ish-Jugosllavisë, përskaj të gjitha masakrave, gjenocidit, vrasjeve e përdhunimeve, rrënuan edhe shumë objekte të trashëgimisë kulturore. Mes tjerash, me bombardimet e bëra e dëmtuan shumë qytetin antik të Dubrovnikut.
Atëherë një politikan serb (Božidar Vučurević), që deri atëherë kishte qenë shofer kamioni, pati deklaruar: “Ako bude trebalo, napravićemo još ljepši i stariji Dubrovnik” (Po qe nevoja, do ta bëjmë një Dubrovnik edhe më të bukur dhe më të vjetër”
Teatri Kombëtar në Tiranë nuk mund të bëhet më as më i ri as më i bukur!”, shkruan Faton Fazliu./Almakos/