Kandidati për Komunën e Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative, për të mos pasur rivotim në Zhelinë.
Izairi hedh dyshime mbi vendimin e Gjykatës Administrative, nëse ai ka qenë politik ose korruptiv. Megjithatë, ai i uron banorët e Zhelinës për kryetarin aktual të tyre.
“Vendim politik ose korruptiv??!! në Gjyqin Administrativ. Një Zot e di. Sidoqoftë, Ju qoftë me hajr kryetari aktual banorëve të Komunës së Zhelinës! Urime edhe Levizjes Besa! I falënderoj nga zemra të gjithë dashamirët, miqtë, mërgimtarët dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në fushatë”, ka shkruar Izairi në Facebook.
Pas mbylljes së raundit të Izairi dërgoi ankesë në KSHZ për parregullsi në një vendvotim, i cili u pranua nga ky organ.
Por, më pas Lëvizja Besa dorëzoi padi në Gjykatën Administrative, e cila e shfuqizoi vendimin e KSHZ-së, dhe vendosi të mos ketë rivotim në Zhelinë./Telegrafi/
The post Fatmir Izairi uron banorët e Zhelinës për kryetarin e ri, hedh dyshime për vendimin e Gjykatës Administrative appeared first on Telegrafi.