Fatmir Izairi do të jetë kandidati i BDI-së për Komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pas dakordimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar që ai të jetë kandidati për kryetar të Zhelinës.

“Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”, (sic) ka shkruar Izairi.

BDI akoma nuk i ka zyrtarizuar kandidatët të cilët do të jenë në garë për zgjedhjet komunale në vjeshtë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Fatmir Izairi thotë se do të rikandidojë për kryetar në Komunën e Zhelinës appeared first on Telegrafi.