Fatmir Besimi: Pandemia dhe lufta në Ukrainë krijuan krizën globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mbrojtja e standardit jetësor të kategorive sociale, ruajtja e likuiditetit të kompanive dhe masat për rritjen e stabilitetit ekonomik, janë disa nga masat kyçe të ndërmarra nga qeveria në planin afatmesëm dhe afatgjatë”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik dhe Financiar.

Sipas këtyre prioriteteve, siç tha Kovaçevski, është bërë edhe ribalancimi i buxhetit për vitin 2022, si reagim i domosdoshëm ndaj zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe efekteve të tyre në ekonominë vendore dhe globale.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se “kriza nga pandemia dhe lufta në Ukrainë solli shumë sfida afatshkurtra, por fokusi duhet të jetë në ato afatgjata”.

Nobelisti në ekonomi, profesori amerikan Paul Krugman, duke folur për situatën pas krizës së shkaktuar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë, tha se “pasojat janë ndjerë, por tani për tani nuk mund të thuhet nëse vendet do të jenë në recesion, por thuhet se të gjithë do të ndjejnë “dhimbje” ekonomike”.

Advertisement

Sfidat makroekonomike në kohë trazirash, lidhjet në rajon, sfidat në kohë krize që duhet të zbatohen për të ruajtur dhe motivuar rritjen ekonomike, ishin disa nga temat që u diskutuan në Forumin Ekonomik dhe Financiar në Shkup të mbajtur me iniciativë të Ministrisë së Financave.

The post Fatmir Besimi: Pandemia dhe lufta në Ukrainë krijuan krizën globale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy