Fatmir Besimi: Kriza ekonomike përfundon edhe sipas skenarit pesimist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tremujorit të parë të vitit 2021, do të fillojnë të dobësohen efektet nga kriza shëndetësore dhe në përputhje me këtë do të fillojë të kthehet besimi i investuesve si dhe të zvogëlohet kujdesi i tepërt i konsumatorëve që do të rezultojë me shkallë të rritjes ekonomike prej 4.1 përqind, në pajtim me skenarin bazë. Edhe nëse ndodh një skenar pesimist, pra zgjatja e pandemisë, ata përsëri do ta përfundonin vitin me një normë pozitive të rritjes ekonomike, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

“Me fillimin e imunizimit, pritet të rritet besimi i investitorëve dhe konsumatorëve, gjë që do të rezultojë në një rikuperim të investimeve dhe konsumit privat. Me rimëkëmbjen e partnerëve tanë tregtarë, kërkesa e jashtme do të rritet. Me kalimin e kohës, pritet dobësimi i krizës shëndetësore dhe përmirësimi gradual i pasqyrës epidemiologjike, shfrytëzim më i lartë i kapaciteteve prodhuese dhe të shërbimeve dhe efekte të favorshme të masave ekonomike. Një zgjatje e mundshme e pandemisë do të rezultojë në masa kufizuese, pasoja në zinxhirët e furnizimit global dhe kërkesën e jashtme, pritjet e përkeqësuara të bizneseve dhe familjeve, uljen e hyrjeve të investimeve dhe dërgesat e parave. Në atë rast, rimëkëmbja e ekonomisë së brendshme do të ngadalësohet ndjeshëm, por përsëri ne do ta përfundonim vitin me një normë pozitive të rritjes ekonomike”, tha ministri në një intervistë për “Kapitall”.

Ai thekson edhe se tendenca e kthimit gradual të çmimeve të lëndëve të para në bursat botërore nga periudha e para krizës tregon një ringjallje të ekonomisë.

“Lëvizjet e çmimit të naftës, si dhe çmimet e metaleve themelore, përkatësisht produkteve primare tregojnë lëvizjen e industrisë në të gjithë botën, dhe natyrisht ekziston një kontekst pozitiv për eksportet e brendshme.

Advertisement

Nga ana tjetër, ulja e çmimit të arit në bursat botërore tregon përmirësimin e pritjeve të subjekteve ekonomike për ekonominë botërore. Sipas rishikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të ekonomisë globale nga janari 2021, kriza do të fillojë të zbehet në gjysmën e parë të vitit, ndërsa potenciali i rritjes do të rritet në gjysmën e dytë, veçanërisht me rritjen e disponueshmërisë së vaksinave dhe uljen masa rigoroze për distancimin shoqëror”, tha ministri i Financave.

Besimi thekson se procesi i përmirësimit të situatës në ekonominë tonë filloi që në vitin e kaluar.

“Investimet bruto në tremujorin e tretë të vitit 2020 u rritën me 4.2 përqind, e cila vjen pas rënies së lartë prej mbi 30 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, për shkak të rritjes së investimeve në punimet e ndërtimit, si dhe në makineri dhe pajisje. Rënia e konsumit gjithashtu u zbut, kryesisht për shkak të rritjes së lartë të konsumit publik prej 13.5 përqind. Tremujori i katërt i vitit 2020, sipas të dhënave me frekuencë të lartë (mujore), ka përmirësuar më tej situatën në drejtim të tregtisë së jashtme dhe në drejtim të industrisë dhe shfrytëzimit të kapaciteteve.

Tendencat pozitive vazhduan në muajin e parë të këtij viti dhe katër paketat e masave anti-krizë të marra deri më tani kanë pjesën e tyre në përmirësimin e situatës”, tha Besimi në intervistë.

Advertisement

Ministri i Financave thekson se projeksioni i Ministrisë së Financave për rritjen e ekonomisë prej 4.1 përqind për këtë vit është në linjë me projeksionet e institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare për vendin, të cilat lëvizin nga 5.5 përqind të FMN-së deri në 3.6 përqind të Bankës Botërore.

The post Fatmir Besimi: Kriza ekonomike përfundon edhe sipas skenarit pesimist appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy