Fondi garantues do të garantojë kredi deri në 500 mijë euro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe tregtarët e mëdhenj, të hyrat e të cilëve në bazë të eksportit përbëjnë së paku 30% të të hyrave të përgjithshme të realizuara. Tashmë u nënshrkau marrëveshja midis Qeverisë dhe Bankës Zhvillimore për lëshimin e garancimeve përmes Fondit Garantues, dhe së shpejti pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet midis Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale dhe kursimoreve, shkruan ministri i Financave Fatmir Besimi në edicionin e ri të buletinit të Asociacionit bankar të Maqedonisë (ABM).

“Një nga instrumentet në Planin për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes është Fondi garantues, përmes të cilit do të zbatohet skema garatuese shtetërore. Kohën e fundit nënshkruam marrëveshje me Bankën Zhvillimore për Fondin garantues, me të cilën do të lëshohen garanci për kreditë e sapoaprovuara nga ana e bankave dhe kursimoreve, garanci nga të cilat do të përfitojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe tregtarët e mëdhenj që eksportojnë, për financim të pandërprerë të aktiviteteve të vazhdueshme, si dhe projekteve të qëndrueshme të biznesit për blerjen e mjeteve fikse. Së shpejti pritet të nënshkruhen marrëveshje midis Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale dhe kursimoreve, të cilat do të paraqesin interes për këtë instrument. Me sigurimin e garancive, konsiderojmë se bankat dhe kursimore do të inkurajohen që ta rrisin ofertën e kredive të favorshme për ndërmarrjet, dhe në të njëjtën kohë do të ulet rreziku i lëshimit të tyre”, thekson Besimi.

Përmes Fondit garantues parashihet të lëshohen garanci portofoli për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe garanci individuale për tregtarët e mëdhenj që eksportojnë. Me këto garanci, do të garantohet kregjeja e kredive të sapo aprovuara për mjete qarkulluese dhe mjete fikse të lëshuara nga bankat dhe kursimoret për sektorin privat. Për t’u bërë pjesë e skemës garantuese, bankat dhe kursimoret duhet të kenë mjaftueshmëri të kapitalit së paku 12%, rezultat financiar pozitiv në vitin e fundit dhe portofol kreditor i cili është klasifikuar më së paku 70% në kategoritë A dhe B.

“Për garancitë e portofolit, të cilat janë të dedikuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të garantohen kredi nga 300.000 deri në 30.750.000 denarë, me periudhë të pagesës prej një deri në 8 vjet me grejs periudhë të përfshirë deri në 1 vit për mjetet fikse dhe me afat të pagesës prej një deri në 3 vjet me grejs periudhë të përfshirë deri në 1 vit për mjetet qarkulluese. Vlera e garancive në garancitë e portofolit parashikohet të jetë deri në 80% të kredive për mjetet qarkulluese dhe deri në 50% nga kreditë për mjetet fikse. Për garancitë individuale që kanë të bëjnë me tregtarët e mëdhenj, të hyrat të të cilëve bazohen në eksport marrin pjesë së paku 30% në të hyrat e realizuara të përgjithshme, do të garantohen kredi prej 3.075.000 deri në 30.000.000 denarë, ndërsa vlera e garancisë mund të jetë deri në 50% të kryegjesë së kredisë”, tha Besimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes zbatimit të skemës garantuese kreditore, siç thekson ministri, do të rritet plasmani i kredive për bankat dhe kursimore, me ç’rast do t’u sigurojnë ndërmarrjeve qasje më të lehtë në kapital dhe si rezultat i kësaj do të rriten investimet dhe aktiviteti ekonomik.

The post Fatmir Besimi: Fondi garantues starton së shpejti appeared first on Telegrafi.