Çmimi i bukës së bardhë është 33 denarë dhe në këtë kohë krize të mos spekulohet me çmimet. Kështu porositi ministri i Financave Fatmir Besimi, pas disa paralajmërimeve në media, se çmimi i bukës do të rritet sërish.

Besimi u shpreh se Qeveria është e gatshme të bisedoj me industrinë e miellit dhe të reagoj për të mbrojtur qytetarët, por shtoi se secili e mbartë përgjegjësinë e vet.

“Paralajmërimet për shtrenjtim vetëm ndikojnë në pritshmëritë e tregut dhe në mënyrë shtesë e ngarkojnë pritjet për rritje të çmimeve. Pohimet mediatike për çështje që ndikojnë ndaj pritshërive të ekonomisë, nuk e ndihmojnë ekonominë, por në mënyrë shtesë krijojnë pritshmëri për rritje të shpenzimeve”, ka deklaruar Besimi.

The post Fatmir Besimi: Çmimi i bukës do të jetë 33 denarë, të mos bëhen spekulime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";